Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria hyn në sezonin e zjarreve me kapacitetet më të mëdha të ndërhyrjes të krijuara ndonjëherë, duke njoftuar edhe blerjen e tri avionëve të rinj.
Por, përballë këtyre deklaratave, raportet zyrtare evidentojnë ende mungesë personeli, burime të kufizuara financiare dhe problematika në menaxhimin e zjarreve.



