SPAK kërkoi në Gjykatën e Posaçme konfiskimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi. Bëhet fjalë për rreth 32 pasuri, apartamente, aksione, pyje, troje, automjete, biznese etj, që në rast se gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, atëherë ato i kalojnë shtetit shqiptar. Mes pasurive që kërkohet sekuestro është edhe RTV ORA NEWS.
Lidhur me këtë çështje gazetari dhe analisti Artur Zheji u shpreh nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV se pavarësisht se nuk mund të gjykoj dot vendimet e SPAK, ai theksoi se duke goditur një media opozitare kjo nuk është ndonjë meritë e madhe nga e SPAK.
Më vjen keq që një botues goditet drejtpërdrejtë. Kjo edhe sepse është dhe opozitar. Por nuk gjykoj dot vendimet e SPAK-ut në kuptimin e drejtpërdrejt, sepse ka shumë indicie, por fakti që është një media opozitare nuk mund të jetë shumë meritë për SPAK.
Ndërsa nga ana e tij Fatbardh Kadilli tha se beson te drejtësia por jo te mënyra e implementuar dhe këtu i vë faj edhe Partisë Demokratike. “PD duhet të jap kontributin e vet moral dhe ajo nuk i dha dot moral drejtësisë së re. Ky është gabim strategjik duke u pozicionuar si parti që ka frikë nga drejtësia. Krahasuar me maxhorancën nuk duhet të ketë frikë”, tha Kadilli.



