Opozita parlamentare rikërkon takim me Ramën/ Murrizi: Nuk morëm përgjigje për kërkesat tona

Opozita parlamentare rikërkon takim me Ramën/ Murrizi: Nuk morëm përgjigje për kërkesat tona

Opozita parlamentare ka kërkuar një takim të dytë me kryeministrin Rama, pasi shprehen se kërkesat e tyre nga takimi i parë nuk janë marrë parasysh.

Kryetari i grupit Demokrat, Myslym Murrizi tha se asnjë deputet i opozitës nuk do ta votojë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

"Do të depozitojmë një kërkesë për kryetarin e PS-së dhe grupit, Rama dhe Balla për një takim të dytë, sepse nga takimi i parë nuk morëm përgjigje për kërkesat i paraqitëm në takimin zyrtar. 28 deputetë të opozitës, por edhe të tjerë janë të vendosur të mos qenë fasadë dhe për të mos votuar asnjë dakordësi të treshes, Rama-Basha-Monika, ne hap pas hapi do të koncentrojmë qëndrimin tonë, nëse në mënyrë të njëanshme nga Balla dhe Rama, do të tentojnë që të fusin këtë dakordësi në parlament pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare, nuk do të votojmë agjë pa u hapur listat. Ta harrojë Edi Rama dhe këta dy që vijnë vërdallë për të kapur ndonjë deputetë të vobektë për të plotësuar numrat, se do të kenë numrat në parlament paçavuren e 5 qershorit" tha ai.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Edmond Stojku, që u shpreh se mazhoranca nuk duhet të guxojë ta miratojë reformën zgjedhore me vota të trafikuara.

"Ne nuk kemi kundërshtoi me palët e tjerë që janë faktorë, por jo aktorë. Nuk kanë të drejtë të delegjitimojnë parlamentin duke urdhëruar që ne vetëm të hyjmë dhe të votojmë atë paçavure, që nuk ka as emrat në fund të listës, por edhe disa firma, që për t'i deshifruar duhet një alfabet arab. Duam takim urgjent me Edi Ramën dhe Taulant Ballën. Mos guxoni të merrni nisma që do të rëndojnë mbi parlamentin dhe opozitën, por edhe në të ardhmen e popullit shqiptar" tha Stojku.

Hapja e listave, vendosja e pragut zgjedhor 5% dhe ndalimi i koalicioneve janë tre kërkesat e opozitës parlamentare, që ende nuk kanë marrë zgjidhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy