Task Forcë Speciale Amerikane për Ballkanin/ Peleshi: Do ta shfrytëzojmë mundësinë për të rritur standardet

Task Forcë Speciale Amerikane për Ballkanin/ Peleshi: Do ta shfrytëzojmë mundësinë për të rritur standardet

U zhvillua sot në ministrinë e Mbrojtjes ceremonia në kuadër të aktivizimit të Task Forcës Speciale Amerikane për Ballkanin, ku ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ambasadorja Yuri Kim.

Peleshi deklaroi për mediat se do të shfrytëzohet kjo mundësi për të rritur standardet e Forcave Operacionale të Shqipërisë.

Vlerësojmë dhe mbështesim vendosjen e këtij shtabi në rajonin tonë. Do të krijojë qëndrueshmëri në rajon. Do e shfrytëzojmë këtë mundësi për të rritur standardet e Forcave tona Operacionale. Do jemi në gjendje të luftojmë së bashku nëse do të jetë nevoja siç kemi bërë në Afganistan e më gjerë

Më herët ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur Shqipëria është partnere e SHBA dhe se në 2020 ishte kryesuese e OSBE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy