Covid-19, Kurti: Presheva dhe Bujanoci do të kenë mbështetje ekonomike nga qeveria në detyrë

Covid-19, Kurti: Presheva dhe Bujanoci do të kenë mbështetje ekonomike nga qeveria në detyrë

Ditën e djeshme më 19 prill, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar biseda telefonike me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dhe Kryetarin e Komunës se Bujanocit, Shaip Kamberi.

Këtë e ka bërë të ditur qeveria përmes një deklarate për media.

“Dy kryetarët, Kamberi dhe Arifi e njoftuan Kryeministrin në detyrë Kurti mbi menaxhimin e situatës me virusin Korona. Deri me tani janë tre të infektuar në Bujanoc, kurse asnjë i infektuar në Preshevë. Autoritetet lokale të të dy komunave janë të përkushtuara në luftimin e pandemisë COVID-19 për gjithë qytetarët e saj”, thuhet në deklaratë.

Kurti, në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dy kryetarëve, Arifit dhe Kamberit, u shprehu gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare.

Për të konkretizuar përkrahjen me kryetarët Arifi dhe  Kamberi do të komunikojë edhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy