Zëvendëskryeministrja e PD-së takim kokë më kokë me kryeprokurorin Llalla

Zëvendëskryeministrja e PD-së takim kokë më kokë me kryeprokurorin Llalla

Zëvendëskryeministrja, znj. Ledina Mandija zhvilloi sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm z. Adriatik Llalla.

Në këtë takim, znj. Mandija bisedoi me Prokurorin e Përgjithshëm për një bashkëpunim maksimal në ndjekjen me përparësi dhe hetimin e rasteve abuzive, të cilat dëmtojnë procesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke i kërkuar që kjo të formalizohet dhe përmes një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale mes Këshillit të Ministrave, Prokurorisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Gjatë bashkëbisedimit, Zv/Kryeministrja nënvizoi rëndësinë e rolit të organit të Prokurorisë, në hetimin e rasteve të përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për vitin 2017.

Znj. Mandija i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë specifike që të hetohet në drejtim të rasteve të përdorimit të burimeve të siguruara nga veprimtaritë e paligjshme.

Prokurori i Përgjithshëm, shprehu vullnetin dhe angazhim maksimal si dhe është dakordësuar për formalizimin e një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.

Më parë, Zv/Kryeministrja ka realizuar takime edhe me Kryetarin e KQZ-së dhe Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil me të cilët është rënë dakord për një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti. ​

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy