Gazetari Klodian Tomorri tha në MCN Live se pjesëmarrja e lartë në Kavajë favorizon opozitën.
Tomorri tha se nëse kemi që tani tejkalim të numrit të votuesve të 2021-shit, shanset më të shumta janë që të ketë ndryshim në drejtimin e bashkisë .
Nëse do t’i referohemi shifrave, ku nëse ka që tani një tejkalim të numrit të votuesve që kanë votuar në 2021-shin mund të nxjerrim disa konkluzione. Pjesëmarrja e lartë favorizon opozitën. Për më tepër që janë zgjedhje lokale. Është e qartë që aty shanset më të shumta janë që të ketë ndryshim. Edhe nëse ka ardhje emigrantësh, të votojnë, nuk besojnë se ata vijnë për të ruajtur status quo-në por vijnë sepse duan ndryshim. Këto janë konkluzione që i nxjerrim nga eksperienca, por s’mund të themi asgjë definitive dhe të saktë. Paraprakisht ajo që mund të themi është që një pjesëmarrje masive favorizon opozitën”.
Kujtojmë që deri në orën 17:00 numri i votuesve në Kavajë ka qenë mbi 11 mijë. Krahasuar me votuesit e 2021 në zgjedhjet parlamentare ky numër është më i lartë dhe sipas zyrtarëve një arsye është sepse rreth 3 mijë votues kanë ardhur nga Italia për të votuar në zgjedhjet vendore.
I pyetur mbi votimin dhe numërimin elektronik në tre bashki, Tomorri tha se "duhet parë me përparësi që të shtrihet ky proces të paktën te pjesa e numërimit".
Ai vuri në dukje se “kemi vende me 300 milionë votues që e shpallin rezultatin 4 orë më pas”.



