Liderët e opozitës mbështesin Qeverinë Kurti në mbrojtjen e kufijve të shtetit

Liderët e opozitës mbështesin Qeverinë Kurti në mbrojtjen e kufijve të shtetit

Tensionimi i situatës në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve, ka bërë që sot kryeministri Albin Kurti t’i ftojë në takim liderët e partive opozitare.

Takimi ka përfunduar pas një orë diskutimi më dyer të mbyllura, gjatë së cilës dy kryetarët e partive opozitare të PDK-së dhe LDK-së, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku dhe kryeministri Kurti janë larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovë pa thënë as një fjalë para mediave.

Ndërsa përmes një komunikate për medie, Kurti, tha se në takim janë pajtuar që të mbrohen kufijtë.

Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës. U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit tw Kosovës.

Ata po ashtu theksuan mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore. 

Nw dy pikat kufitare Kosovë -Serbi vazhdon të jetë e vendosur edhe njësitë speciale e Policisë së Kosovës.

Serbët lokalë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në çështjen e targave të veturave të Serbisë, që hyjnë në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy