Kokëdhima tregon se kush ishin dy njerëzit që e nxorën jashtë PS-së

Kokëdhima tregon se kush ishin dy njerëzit që e nxorën jashtë PS-së

Koço Kokëdhima tregon arsyet se pse krijoi një parti të re pas largimit nga Partia Socialiste. Në emisionin “Studio e hapur” me gazetaren Eni Vasili në studion e “News24”, Kokëdhima thotë se ishin kryetari i PS, Edi Rama, dhe Gramoz Ruçi, dy personat që e nxorën atë jashtë partisë. Ai thotë se ky largim, u bë pa asnjë vendim dhe pa procesverbal.

Kokëdhima thotë se largimi i tij nga PS ndodhi për shkak se “aty nuk pranohej mendimi ndryshe”.

Nisur nga kjo situatë, Kokëdhima thotë se krijoi lëvizjen “Zgjidhja”, dhe shton se me këtë parti të re do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme, të lira e të ndershme, me synimin për t’i fituar ato.

“Edi Rama dhe Gramoz Ruçi na nxorën jashtë partisë. Në asamblenë e Partisë më shkarkuan nga gjithë funksionet pa asnjë vendim, pa asnjë procesverbal. Ata nuk e pranonin dot as mendimin ndryshe, dhe as reagimin brenda partisë. Dhe këtë nuk e bënë vetëm me mua. Sa anëtarë të PS larguan nga asambleja, sa të tjerë pushuan nga puna. Pse? Sepse këta mendonin ndryshe. Ne kërkonim që të pranohej platforma jonë në parti, dhe të debatohej. Por ata na larguan”, tha Kokëdhima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy