Zvërneci, Kayo dhe Milot-Balldreni janë çështjet e para për të cilat qeveria Rama synon të bëjë transparencë për publikun nëpërmjet platformës së re “Flamingo Mirror”.
Gjatë prezantimit të nismës së re, kryeministri Edi Rama tha se në kategorinë “Dosje”, do të publikohen dokumente të rëndësishme qeveritare, me synimin që qytetarët të informohen drejtpërdrejt mbi përmbajtjen e tyre.
Rama tha se nisma vjen si një reflektim ndaj protestave që nisën në qershor, por edhe si një nevojë për transparencë në një kohë kur, sipas tij, faktet përballen gjithnjë e më shumë me dezinformimin dhe gjysmë të vërtetat.
Platforma përpos dokumenteve, ka edhe një hapësirë dedikuar pyetjeve që çdo qytetar dhe përdorues mund të bëjë, të cilat sipas përshkrimit në ëebsite, do të jenë publike bashkë me përgjigjet që do vijnë nga qeveria.



