PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Cërrikut

PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Cërrikut

Zyrtarizohet kandidatit i Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për Bashkinë e Cërrikut. 

 

Mjeku Amarildo Hoxha nga shoqëria civile do te jetë kandidatura që do të mbështetet nga PD për bashkinë e Cërrikut.

 

42-vjeçari ushtron detyrën e mjekut të familjes në Njësinë Administrative Klos Bashkia Cërrik. Ndërkohë Partia Socialiste zyrtarizoi një natë më parë kandidaturën e kryetarit të komanduar Florenc Doka si kandidat për Bashkinë Cërrik. 

 

Ndërkohë nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapaj ka zyrtarizuar emrin e Eligert Hima diplomuar për Kriminologji në Milano. 

 

Bashkia e Cërrikut numëron rreth 38 mijë votues të regjistruar, por në zgjedhjet vendore të vitit 2023 morën pjesë vetëm 12 mijë qytetarë në 58 qendrat e votimit. Kjo bashki shkon në zgjedhje të pjesshme pas emërimit të ish-kryebashkiakut Andis Salla në postin e Ministrit të Bujqësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy