Francë /Ministri Xhafaj takon homologun Collomb: Bisedime rreth procesit të integrimit të Shqipërisë

Francë /Ministri Xhafaj takon homologun Collomb: Bisedime rreth procesit të integrimit të Shqipërisë

Gjatë qëndrimit në Paris, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pati mundësinë që të takohej e të bisedonte me homologun francez, ministrin Collomb.

Ministri i Brendshëm francez shprehu sërish kënaqësinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe autoriteteve policore në fushën e sigurisë dhe punëve të brendshme dhe veçanërisht në arritjet pozitive të muajve të fundit në luftën kundër krimit te organizuar, menaxhimin e kufijve dhe migracionit të parregullt.

Nga ana e tij, ministri Xhafaj shprehu vlerësim të veçantë për inkurajimin e autoriteteve më të larta franceze në këtë drejtim dhe veçanërisht për vlerësimet pozitive të bëra publike nga ministri Collomb. Gjithashtu, të dy ministrat ndanë mendime rreth procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht pas raportit të fundit të Komisionit Evropian i cili rekomandon hapjen e negociatave për antarësim në BE.

Rezultatet në fushat e sipërpërmendura, të vlerësuara edhe nga autoritetet franceze, luajnë një rol të rëndësishëm në proceset dhe vendimet e rëndësishme në të ardhmen. Ata ranë dakort të takohen së shpejti në Paris ose në Tiranë së bashku me ekipet përkatese, për të vlerësuar punën e bërë dhe për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushën e rendit dhe sigurisë.

Xhafaj ndodhet në francë pasi merr pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi luftën kundër financimit të organizatave terroriste "No Money for Terror".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy