
Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se kryeministri Rama mbron interesat e Greqisë, kur thotë se zgjerimi i territorit detar është e drejtë e saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shprehet se kjo dëmton interesin e Shqipërisë.
Postimi i Nishanit
Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’u tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet!!!!!
Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë!
Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë!
Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë!



