Valë shkarkimesh në bashkinë Shkodër/ Beci: Nuk ofronin asnjë shërbim, merrnin vetëm rrogën

Valë shkarkimesh në bashkinë Shkodër/ Beci: Nuk ofronin asnjë shërbim, merrnin vetëm rrogën

Një grup punonjësish të shkarkuar nga bashkia Shkodër në kuadër të një ristrukturimi protestuan duke mos qenë dakord me këtë vendim. Ata thonë se kanë shumë vite të punësuar dhe se ky shkarkim sipas tyre është i padrejtë.

Ndërkohë kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci dy ditë më parë bëri një sqarim për këtë organizim të ri të strukturave duke thënë se në institucionet e varësisë, kishte shumë pozicione të dubluara dhe specialistë që vetëm kishin emrin në borderotë e rrogave, por nuk ofronin asnjë shërbim për banorët e Shkodrës.

Sigurisht nuk është e lehtë të shkurtosh vende pune. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Por nuk mund të vazhdohet më të paguhen me rrogë njerëz që nuk japin asnjë kontribut në zhvillimin e bashkisë sonë”, shkroi Beci.

Ndërkohë një reagim lidhur me këto shkarkime bëri edhe ish kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia i cili tha se “të paktën 180 kryefamiljarë, gra dhe burra janë hedhur në rrugë me vendim të kryebashkiakut të paligjshëm, të emëruar nga krimi i organizuar, Benet Beci!

Me skenarin në përsëritje të Rilindjes 2013 për gjoja ristrukturim, po ndodh spastrim politik. Asgjë për t’u habitur nga një kryebashkiak që urdhrat i merr nga një kryeministër dhe nga një bandë që kanë frikë nga njerëzit e lirë dhe të ndershëm”, tha Spahia në këtë reagim të tij.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy