
Pasi mori vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, Lulzim Basha mblodhi mëngjesin e sotëm deputetët.
Kjo mbledhje erdhi vetëm pak para seancës së parë të Kuvendit, ku opozita rikthehet në parlament pas 30 muajsh jashtë.
Basha ka shkuar në selinë blu, ku ka diksutuar me të zgjedhurit e rinj të PD-së, dhe ka dhënë direktivat e fundit.
Mësohet se në krah të zotit Basha në sallën e Kuvendit do të ulen sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi si dhe nënkryetarja e kësaj partie, Jorida Tabaku.
Ndryshe nga çdo herë tjetër, ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, s’do të hyjë në këtë parlament si pjesë e grupit parlamentar të demokratëve, por si deputet i pavarur.



