Begaj i kërkon Presidentit të Kenias, Botsvanës dhe Sudanit të Jugut, njohjen e Kosovës

Begaj i kërkon Presidentit të Kenias, Botsvanës dhe Sudanit të Jugut, njohjen e Kosovës

Gjatë takimeve që Presidenti Bajram Begaj po zhvillon në kuadër të pjesëmarrjes në Javën e Debatit të Përgjithshëm të  Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kreu i Shtetit u takua me Presidentin e Kenias, Presidentin e Botsvanës, Presidentin e Sudanit të Jugut, të cilëve u kërkoi njohjen e Republikës së Kosovës.

Fillimisht, Presidenti Begaj u takua me Presidentin e Republikës së Kenias, William Samoei Ruto. Gjatë takimit, presidentët nënvizuan se shkëmbimi i vizitave të nivelit politik, do t’i japë një shtysë zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kenias, veçanërisht në kuadër edhe të organizatave ndërkombëtare.  

Kreu i Shtetit u ndal më tej te zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj i kërkoi Presidentit Ruto njohjen e Republikës së Kosovës, të cilën e cilësoi një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Të njëjtën kërkesë Presidenti Begaj i ripërsëriti dhe Presidentit të Botsvanës, Mokgweetsi Masisi. 

Të dy presidentët inkurajuan identifikimin e mundësive për bashkëpunim, veçanërisht në ekonomi, apo edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Sipas Presidentit Begaj, ky takim është një mundësi për t’i dhënë një tjetër dinamikë marrëdhënieve ndërshtetërore. 

Presidenti Bajram Begaj u takua gjithashtu me Presidentin e Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardit. 

Në takim të dy presidentët vlerësuan vendosjen e kontakteve direkte mes dy shteteve. Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria mbështet aspiratat e popullit të Sudanit të Jugut për ndërtimin e një shteti të begatë.

Presidenti Begaj u ndal  veçanërisht tek Republika e Kosovës, duke kërkuar njohjen e saj nga ana e Sudanit të Jugut. Sipas Kreut të Shtetit, Kosova është një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndaj duhet mbështetur që të vazhdojë të luajë të njëjtin rol edhe në vijim.

Të dy presidentët diskutuan edhe për nevojën e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy