Gazetari Mariglen Kume, duke folur për propozimin për privatizimin e tenderave të AKSHI-t, thotë se aktualisht një kompani izraelite po punon pranë këtij institucioni.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se mazhoranca nxjerr një projektligj që ta ligjërojë dhe vetë AKSHI të zgjedhë se me kë bashkëpunon.
Ligji është arrogancë është pak kjo që bën qeveria. Shkel ligjin dhe më pas mbledh deputetët, duke qenë se ka forcën e numrave, për të ligjëruar shkeljen ligjore. Për projektligjin për qeverisjen elektronike, ka kohë që punon një kompani izraelite dhe një person i huaj te AKSHI, që është Ron Yeffet. Mazhoranca nxjerr një projektligj që ta ligjërojë dhe vetë AKSHI ta zgjedhë vetë me kë bashkëpunon.
Ata prodhojnë modelin për AKSHI-n dhe ata e implementojnë pastaj. Me formulën e re, do e kenë ata aksesin. Tani këta kanë shkelur ligjin që Ermal Beqiri me Ergys Agasin kanë marrë informacionin, këta po e ligjërojnë këtë gjë. Te AKSHI ka një kompani që operon në shkelje të ligjit dhe kjo e ka nxitur mazhorancën që të ecë me hapa para për ta ligjëruar këtë gjë.
Sa i përket nismës së deputetit të ri, besoj që ajo është një fletë e përgatitur e gjitha dhe i është dhënë vetëm për ta firmosur. Ajo është përgatitur nga qeveria dhe deputeti i ri vetëm e ka firmosur. Di që deputeti është thjesht firmëtar dhe ajo që ndodh është arrogancë dhe shkelje e ligjit që shtetit tonë i prish punë, në raport me partnerët ndërkombëtar.
Çështja e AKSHI-t ka alarmuar shtete si Gjermania apo Bashkimin Europian që kanë bërë takime me deputetët socialistë dhe kanë kërkuar që të merren masa për këtë.



