Energjia, Balluku: Opozita vijon të dezinformojë popullin, mbështesim grupet në nevojë

Energjia, Balluku: Opozita vijon të dezinformojë popullin, mbështesim grupet në nevojë

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja Belinda Balluku tha se po vijon dezinformimi i popullit nga opozita përsa i përket energjisë elektrike.

Balluku tha se opozita ka transformuar shifrat e një raporti dhe se nuk është e vërtetë që 40% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike.

Balluku thotë se në Shqipëri nuk do të aplikohen kufizime dhe se qeveria ka më shumë se një vit që po mbron konsumatorin duke mos i lëvizur çmimin e energjisë.

Vazhdon të dezinformohet populli. Javën e kaluar parafolsja ka dhënë fakte të pavërteta. Nga 2013 kur në Shqipëri mblidhej vetëm 43% e faturave sot mblidhen 99.6% e faturave. Ky është fakt, që paguhet shërbimi i ofrimit të energjisë, paguhet se është shërbim që ofrohet pa ndërprerje dhe me cilësi. Të dalësh e të thuash e se 40% nuk kanë mundësi nuk kanë mundësi duhet të kesh baza. Nuk e di ku mbështete parafolësja. Kjo shifër i referohet një raporti të gushtit 2022. Raporti përcakton se një raport në nevojë flitet për një konsumator që ka vështirësi në ngrohjen e shtëpisë, nuk flitet për konsumatorë që s’kanë mundësi të paguajnë, por nuk kanë kushtet e ngrohjes.

Duhet pasur parasysh se ne kemi nisur një fushatë, të gjitha pallatet e kohës së komunizmit kanë zero kushte të eficensës elektrike. Këta konsumatorë kanë vështirësi përsa i përket ngrohjes. Të marrësh këtë raport dhe ta transformosh është e pavërtetë dhe kundërshtohet nga mbledhja e të ardhurave.

Përsa i përket ndihmës që Shqipëria i jep konsumatorëve në nevojë i referohem sërish raportit. Shqipëria sot dhe vitet që kanë kaluar i mbështet grupet në nevojë me mbi 22 milionë euro. Pason Bosnja Hercegovina, Serbia dhe më pas Kosova, nëse i referohemi shifrave t’i referohemi në mënyrë të saktë.

Në Shqipëri nuk do të aplikohet kufizime dhe kemi më shumë se një vit që i mbrojmë qytetarët duke mos prekur çmimin e energjisë. I kemi ofruar mbrojtje dhe bizneseve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy