Meta: Loja e Ramës është që të përplasë drejtësinë me popullin shqiptar!

Meta: Loja e Ramës është që të përplasë drejtësinë me popullin shqiptar!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi në konferencën e sotme për media se loja e Edi Ramës është të përplasë drejtësinë me popullin shqiptar.

Nuk është faji im që nuk besoj, i kemi dhënë shumë besim drejtësisë edhe kur e kemi parë që është kapur për fyti nga Rama. Gjithmonë jemi përpjekur t’i japim kurajo të dalë nga kthetrat e Ramës. I kemi dhënë fakte, prova konkrete, jo vetëm retorike dhe fjalë. Nuk është faji jonë pse qëndron nën kthetrat e Ramës. Drejtësia është monopol i sovranit, shpresoj që askush të mos shkojë në një kurs përplasjeje me popullin e Shqipërisë. Loja e Ramës është të përplasë drejtësinë me popullin. Drejtësi ka pasur dhe ka në çdo kohë, drejtësia që do vijë do ta lartësojë këtë vend, një herë e përgjithmonë”.

Meta tha se për kryeministrin Rama ka dosje të cilat sipas tij janë të vërteta, të pamontuara dhe të pafalsifikuara. I pyetur nëse përbën shkelje ligjore fakti që ka firmosur me mbiemrin “Meta” dhe jo “Metaj”, kreu i Partisë së Lirisë tha:

Çdo firmë është e shoqëruar me numër protokolli, ka 500 verifikime nga ana formale që konfirmojnë në mënyrën më të qartë përgjegjshmërinë dhe autenticitetin e personit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy