Rindërtimi/ Rama, inspektim në Ndroq: Nëse kalon afati, qeveria do iu dëmshpërblejë

Rindërtimi/ Rama, inspektim në Ndroq: Nëse kalon afati, qeveria do iu dëmshpërblejë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Ndroq për të inspektuar punimet për rindërtimin në lagjen e re. Sipas kryeministrit bëhet fjalë për 74 shtëpi, kopësht e shkollë si dhe një qendër sociale, ndërsa aty do të strehohen 350 banorë.

Ndër të tjera kryeministri iu premtoi banorëve se do të nënshkruhet një kontratë për datën se kur ata do të futen në shtëpitë e reja dhe nëse ajo shkelet qeveria do t’i dëmshpërblejë.

"Ata që presin apartamente pjesë pjesë do fillojnë, një pjesë e madhe duhet të presin ende duke pasur bonusin e qirasë, atyre do u japim kontratën duke u thënë se kjo është kontrata që ti dhe familja jote merr këtë apartament me këtë sipërfaqe me një angazhim kohor.

Ta dinë të mos thonë është letër pa vlerë dhe jo letër me vlerë. Të mos thonë se është një letër pa vlerë. Në këtë afat merr apartamentin për çdo kalim afati qeveria bashkia do të paguajë një penalitetet. Ai ka kontratë dhe nëse do të shkojë të klërkojë llogari mund ta bëjë. Kjo për tu dhënë sigurinë, dhe mos bien pre e këtyre budallalliqeve që shtëpinë do ua marrin pas zgjedhjeve jo do u kërkojnë qira dhe njerëzit kanë të drejtë të kenë atë ankthin", tha Rama.

Për ata të cilët kanë shtëpitë në një pozicion jo të favorshëm gjeografik Rama tha se do t’u jepen para në dorë dhe do ta ndërtojnë ku të duan.

"Të gjithë ata që janë akoma në pritje, shtëpitë individuale po avancojnë. Familjet po kthehen në shtëpi, një pjesë e vogël shtëpitë e dëmtuara i kanë nëpër pika që gjeografikisht nuk janë të favorshme, ti marrin paratë në dorë dhe nëse duan ta ndërtojnë atje. Sugjerimi është që të mos e adresojnë atje. Pra të gjejnë një zgjidhje tjetër sipas mundësive që kanë dhe mund ta ndërtojnë kudo", tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy