Berisha takim me banorët e Pukës: Qeveria e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit

Berisha takim me banorët e Pukës: Qeveria e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit

Ish-kryeministri Berisha deklaroi pasditen e sotme nga Puka se qeveria po e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit.

Duke bashkëbiseduar me banorët e Pukës dhe Fushë Arrëzit, Berisha tha e çdo punë publike në Shqipëri kushton 5 deri në 8 herë dhe 10 herë më shumë se sa e ka koston dhe se pasuritë e mëdha shfrytëzohen me klientelë.

Çdo punë publike këtu kushton 5 deri në 8 herë dhe 10 herë më shumë se sa e ka koston. Punë publike kudo, ka një manual për çmimet e çdo materiali, të fuqisë punëtore e çdo gjëje. Për të ndërtuar 1 kilometër rrugë fushë autostradë shpenzohen 3 milion euro. Për 1 km në Shqipëri, u prokuruan 22 mln euro.

Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit. Pasuritë natyrore që ka nuk çmohen në të mira për qytetarët. Jeni rrethi me kontributin më të madh për energjinë në Shqipëri, ju keni rrjetin më të dobët. Nuk përfitoni një qindarkë nga energjia që prodhohet nga ky rreth. Pasuritë shndërrohen s në vendet koloniale në një mallkim. Minierat e Munellës helmojnë Fanin. Pasuritë e mëdha shfrytëzohen me klientelë. Qeveria hoqi rentën, një taksë nga pasuritë për t’iu dhënë komunitetit. E hoqi Edi Rama sepse me siguri i çuan valixhen me para ata që i shfrytëzojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy