Deputeti Agron Duka, mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë e sheh me rëndësi për faktin se Shqipëria synon të integrohet në Bashkimin Europian dhe i lihen detyra qeverisë shqiptare që të realizohen.
Proceset integruese kanë kohë që kanë filluar dhe janë zgjatur shumë. Urojmë dhe shpresojmë që ky proces të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Bashkimi Europian jep fonde që mund të ndihmojnë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, në bujqësi sidomos, natyrisht dhe infrastrukturë etj., që të afrohen dhe me ligj.
Duke folur për MCN Live ai deklaroi se Ballkani i Hapur është një proces paralel me Procesin e Berlinit.



