Presidenca: Asnjë prokuror i caktuar për të hetuar kërcënimet ndaj Presidentes Osmani

Presidenca: Asnjë prokuror i caktuar për të hetuar kërcënimet ndaj Presidentes Osmani

Pavarësisht se ka kaluar një javë nga momenti kur është raportuar kërcënimi me jetë ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe nga hapja e rastit nga Policia e Kosovës, Prokuroria Speciale ende nuk ka caktuar një prokuror për të hetuar rastin.

Këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina, në një prononcim për Telegrafin, shprehu shqetësimin për mungesën e reagimit të shpejtë dhe efikas nga institucionet përgjegjëse.

Rreth një javë pas raportimit të kërcënimit të fundit me jetë ndaj Presidentes Osmani, i cili ka ardhur në adresën elektronike zyrtare të Presidencës dhe hapjes së rastit nga Policia, jemi njoftuar se Prokuroria Speciale ende nuk ka caktuar një prokuror që të merret me këtë rast. 

Ai theksoi se kërcënimet ndaj Presidentes nuk janë të rralla dhe shpesh janë bërë edhe nga persona që nuk e kanë fshehur identitetin e tyre, por pavarësisht kësaj, deri më tani nuk ka pasur ndonjë të arrestuar.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese që nuk ka një reagim të shpejtë institucional, sidomos kur kemi të bëjmë me kërcënime të drejtpërdrejta ndaj kreut të shtetit – çka përbën një kërcënim edhe ndaj rendit kushtetues. Duhet pasur parasysh se aktualisht Presidenca është institucioni i vetëm me kompetenca të plota kushtetuese,” shtoi Kupina.

Kërcënimi i fundit ndaj Presidentes Osmani është dërguar nëpërmjet e-mailit në adresën zyrtare të institucionit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është hapur një rast penal, por procedurat hetimore ende nuk kanë përparuar për shkak të mungesës së një prokurori të caktuar nga Prokuroria Speciale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy