Vangjeli: Transporti falas premtim dembel, vetëm për diellin nuk paguajmë

Vangjeli: Transporti falas premtim dembel, vetëm për diellin nuk paguajmë

Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me premtimin e bërë nga kandidati i PD-së, Belind Këlliçi për transportin publik falas. Duke e konsideruar si gënjeshtrën më të madhe ai tha se ky është një premtim dembel dhe se sipas tij, socialistët kanë luksin që dhe këtë garë ta kalojnë pa garë.

Kjo gjëja falas është një nga gënjeshtrat më të mëdha në botë, sepse asgjë nuk është falas. Ky premtim mua më ngjan si klon i socialistëve kur thanë shëndetësia falas. Ai ngjiti. Ideja ishte se ky shërbim do të paguhej nga shteti kur individi të kishte nevojë. Kjo e transportit falas nuk është e drejtë.

Qoftë një student dhe një që është në punë të marrin të njëjtin shërbim pa paguar. Socialistët kanë luksin në këtë rast që ta kalojnë dhe këtë garë pa garë. Kjo është një gjë që i jep ngjyrë fushatës dhe e bën më të lezetshme duke e dhënë dhe pak humor. Është premtim dembel, nëse do doje të ndihmoje qytetarët që ky shërbim të fuqizohej mund ta bëjë me fasha të subvencionoj shtresat në nevojë, studentët, pensionistët, por jo të thuash që ky shërbim është falas, sepse falas është vetëm dielli.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy