Bushati takohet me sekretarin e Ministrisë së Jashtme finlandeze: Finlanda rol mbështetës për integrimin e Shqipërisë

Bushati takohet me sekretarin e Ministrisë së Jashtme finlandeze: Finlanda rol mbështetës për integrimin e Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peter Stenlund.

Gjatë takimit, ministri Bushati njohu Stenlund me progresin e vendit në fushën e reformave, adresimin e pesë prioriteteve kyçe, me fokus reformën në drejtësi dhe zbatimin e procesit të Vettingut, si dhe pritshmëritë në lidhje me vendimmarrjen mbi hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë këtij viti, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit Stenlund nënvizoi rolin mbështetës të Finlandës për procesin e zgjerimit dhe përpjekjet e Shqipërisë në këtë kontekst. Në kuadër të përgatitjeve të Finlandës për presidencën finlandeze të Këshillit të BE-së në vitin 2019, Sekretari i Shtetit Stenlund vlerësoi rëndësinë që ka mbështetja e perspektivës së qartë evropiane për rajonin dhe Shqipërinë.

Duke u ndalur tek sfidat me të cilat përballet Bashkimi Evropian, Stenlund theksoi se anëtarësimi i vendeve në BE ka të bëjë jo vetëm me përgatitjen e tyre, por dhe me komunikimin mes vendeve anëtare për këtë qëllim. Duke nënvizuar se vlerësimi do të bëhet bazuar në meritë, ministri Bushati dhe Sekretari i Shtetit Stenlund ndanë mendimin për nevojën e nxitjes së shpirtit politik të procesit të zgjerimit.

Në njoftim thuhet se duke vlerësuar Strategjinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian, ministri Bushati theksoi rëndësinë e pasurimit të saj me mekanizmat e nevojshëm, përfshirë ato financiarë për vendet e rajonit, me qëllim përgatitjen e tyre për anëtarësim dhe ngushtimin e diferencave mes tyre dhe vendeve të Evropës Lindore, anëtare të BE-së.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen gjithashtu mendime në lidhje me situatën e sigurisë në rajonet përkatëse, sfidat në përballjen me to dhe koordinimin e përpjekjeve për këtë qëllim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy