Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Fier.
Në garë për kryetar të degës së PD kanë qenë 2 kandidate dhe me 452 vota është shpallur fitues Rrapi Gjika, ndërsa Vladimir Kajolli mori 344 vota, ndërkohë që 8 vota dolën të pavlefshme.
Procesi nisi në orën 09.00 dhe u mbyll në orën 18:00.
Kryetari i ri i degës u zgjodh në bazë të parimit një anëtar-një votë.
Procesi i votimit u administrua nga dy komisione.



