
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reguar ndaj ndalimit të protestuesve më 31 dhjetor. Ndalimi i protestuesve natën e ndërrimit të viteve është reagim prej frikacaku i Edi Ramës-shkruan Basha në "Facebook", duke theksuar se me akte te tilla Edi Rama nuk bën gjë tjetër veçse po firmos me shpejtesi fundin e tij politik. Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e rradhes.
Burgosja e qytetareve nuk e shpeton dot Edi Ramen, sepse nje popull te tere nuk e burgos dot. Burgu eshte vendi per trafikantet, bashkepuntoret e krimit ne pushtet, per te korruptuarit qe Edi Rama po ben gjithcka per t’i mbrojtur, jo per qytetaret qe ngrihen se nuk sigurojne dot buken e femijeve te tyre, ngrohjen ne kete dimer te acarte, nuk paguajne dot faturat qe rriten cdo vit-vijon statusi i kreut të partisë demokratike. Por ndërkohë shtyp policia e Kukësit sqaron përmes një njoftimi zyrtar se 49 vjeçarja e ndaluar në Morinë, është ndaluar për akuzën "Kundërshtim i punonjësve të Policisë së Rendit Publik" pasi është marrë në pyetje është lënë e lirë.
Por i menjëhershëm ka qenë edeh ragimi i Policisë së Shtetit ndaj drejtuesve të Partisë Demokratike të cilët dënuan ndalimin e disa protestuesve natën e ndërrimit të viteve.
Disa nga personat e shpallur në kërkim pas hetimeve të nisura nga prokuroria e Tiranës për protetën e 18 dhjetorit nuk janë lejuar të largohen jashtë Shqipërisë.
"Mbi bazën e referimit në Prokurorinë e Tiranës të datës 19.12.2017, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë të planizuar në shërbim në sigurimin e protestës së opozitës zhvilluar në datë 18 dhjetor, përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë janë shpallur në kërkim një numër personash për "Kundërshtim të punonjësve të Policisë së Rendit Publik", parashikuar nga neni 236/22, i Kodit Penal", thotë Policia.
Në deklaratën për mediat, polica thekson se mbi këtë bazë, sistemi TIMS në Pikat Kufitare dhe çdo patrulle policie që bie në kontakt me këta shtetas, ka detyrimin t'i ndalojë ata dhe të njoftojë OPGJ që ndjek çështjen.
Kjo ka ndodhur edhe ditët e fundit, kur janë evidentuar, ndaluar, ku u është marrë deklaratë dhe janë lënë të lirë, disa persona të shpallur në kërkim policor.
Hetimet ndaj tyre vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Policia e Shtetit garanton të drejten e protestes, por nuk do të hezitojë në asnjë rast të ushtrojë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atë.



