
President i vendit, Ilir Meta, ka kujtuar ditën e sotme tragjedinë e 9 janarit 2004.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Meta shprehet se do të bëjnë gjithçka për mos të lejuar më tragjedi të till, duke i krijuar veçanërisht të rinjve një të ardhme të sigurt në vend.
Në 9 janar të 2004-ës, 28 shqiptarë u mbytën në detin Jon, në përpjekje për të lënë vendin drejt një të ardhmeje më të mirë.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë sot për familjarët e viktimave të pafajshme të tragjedisë së 9 janarit 2004, të cilët humbën jetën në përpjekje për të gjetur një ardhme më të mirë.Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më të tilla tragjedi, që të përsëriten, duke u krijuar të gjitha mundësitë, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë në Atdheun e tyre!” shkuan Presidenti.



