Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Kushtetuesja të ngrihet në lartësinë e detyrës

Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Kushtetuesja të ngrihet në lartësinë e detyrës

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat nga jashtë Gjykatës Kushtetuese theksoi se anëtarët e këtij institucioni duhet të ngrihen në lartësinë e duhur për të dhënë vendimin për çështjen e mandatit të Xhaçkës.

Sipas tij i vetmi organ që interpreton Kushtetutën, është GJK. Nuk mund të vihet në pikëpyetje zbatimi i vendimeve të saj.

Drupal Ad

 

 

 

Besoj që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të ngrihen në lartësinë e detyrës së tyre dhe do të mbrojnë dinjitetin e tyre personal si anëtarë të kësaj gjykate dhe dinjitetin e këtij institucioni. Ne nuk kemi hyrë në prova, pasi t’i hymë provave duhet që Edi Rama të lejojë që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sa i takon avokatit apo zonjës Xhaçka, kemi dëgjuar atë që thotë se po investonte si investitor strategjik në një pronë private. I vetmi organ që interpreton Kushtetutën, është GJK. Nuk mund të vihet në pikëpyetje zbatimi i vendimeve të saj, maxhoranca jo vetëm që e ka lënë pa zbatuar, por e ka injoruar.

Ndërkohë në lidhje me kërkesën e ngritur nga opozita se Xhaçka nuk duhet të ketë më një mandat deputeti, Bardhi u shpreh se pretendimi i tyre u konfirmua nga SPAK që vërtetoi se bashkëshorti i saj mori statusin e investitorit publik në një pronë publike me dokumente të falsifikuara.

Në këtë rast sipas Bardhit, përgjegjësi ligjore ka edhe kryeministri Rama i cili firmosi statusin e investitorit strategjik për bashkëshortin e Xhaçkës në konflikt interesi.

Pak muaj më Parë Gjykata Kushtetuese shqyrtoi një ankimim të opozitës dhe në vendimin e saj detyroi kuvendin që ti drejtohej kësaj gjykate për të interpretuar mandatin e Xhaçkës, por Partia Socialiste e hodhi vendimin e kushtetueses në votim dhe e rrëzoi.

Kjo u konsiderua e paprecedent nga opozita pasi sipas tyre vendimet e kushtetueses kanë trajtën e ligjit dhe vetëm zbatohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy