Kim përgëzon Shqipërinë për udhëheqjen e OSBE gjatë vitit 2020: E suksesshme

Kim përgëzon Shqipërinë për udhëheqjen e OSBE gjatë vitit 2020: E suksesshme

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka uruar Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për udhëheqjen e OSBE-së gjatë vitit 2020.

Kim shprehet se Shqipëria e ka udhëhequr në mënyrë të suksesshme OSBE në një vit të vështirë siç është 2020.

"Urime Shqipërisë për udhëheqjen e suksesshme të OSBE gjatë një vitit të vështirë. Ne vlerësojmë vendosmërinë parimore të shprehur nga KM Rama në deklaratën e tij përmbyllëse duke kërkuar veprim për çështje të tilla si Bjellorusia, agresioni rus, liritë themelore”-thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Më tej, diplomatja amerikane ndan një pjesë nga fjala e Ramës në OSBE.

“Gjithashtu vini re zotimin e Edi Ramës”, shkruan Kim, dhe shpërndan fjalën e kryeministrit Rama “Asgjë nuk mund të ndryshojë mendjen tonë në lidhje me punën tonë të përkushtuar për t'u bërë pjesë e familjes së BE dhe asgjë nuk do të ndryshojë zemrën tonë duke qenë të përkushtuar në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe BE, duke u rreshtuar gjithmonë me ta kur bëhet fjalë për politikën tonë të jashtme.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy