Votimet më 6 mars/ Celibashi -qytetarëve: Kontrolloni vlefshmërinë e dokumentit të identifikimit

Votimet më 6 mars/ Celibashi -qytetarëve: Kontrolloni vlefshmërinë e dokumentit të identifikimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirijan Celibashi i bëri sot apel qytetarëve të cilët kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjet e pjesshme lokale që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumenteve të tyre të identifikimit.

Të gjithë qytetarët e bashkisë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë, të cilët gëzojnë të drejtën e votës, dhe/ose mbushin 18 vjeç në datën 6 Mars, nuk mund të votojnë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre nëse dokumenti i identifikimi (kartë identiteti/pasaportë) nuk është i vlefshëm në datën e zgjedhjeve, thuhet në një njoftim të KQZ.

Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve.

Ndaj, Komisioneri Celibashi i bëri thirrje qytetarëve, që nëse vlefshmëria e dokumentit të identifikimit ka skaduar apo skadon në datën 6 Mars, të mos e lënë për në momentin e fundit, por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat” për të aplikuar për rinovimin e tyre.

“Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, sigurohuni që në ditën e votimit të keni dokumentin e identifikimit tuaj të vlefshëm”, thekson KQZ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy