
Gazetari Neritan Sejamini thotë se sektori i mediave në Shqipëri është i kalbur për shkak të mënyrës së financimit. Sipas tij, qeveria e ka toleruar këtë model. Sepse i intereson ta përdorë median.
Në Shqipëri ka rreth 7 kanale lajme 24 orë. Ka vetëm 3 në Amerikë. Në Shqipëri ka media online më shumë se në Amerikë. Asnjë nga këto nuk është e vetëfinancuar. Janë media që në modelin dhe thelbin e tyre nuk funksionojnë sipas parimeve të medias. Sot çdo njeri hap një portal, vë gjobë dhe thotë jam gazetar. Sektori i mediave është i kalbur nga pikëpamja e mënyrës si financon. Kjo është toleruar nga qeveria, sepse ajo është e interesuar t’i përdorë. Cila është gjëja e parë që bën një biznesmen? Hap një televizion. Modeli i biznesit të medias është në bashkëpunim me qeverinë. Duhet të ketë 2-3 televizione kombëtare. Tregu i mediave është 50 milionë euro në vit. E dini sa është buxheti i Top Channel? 40 milionë euro. Këto 40 milionë euro supozohet të mbajnë të gjitha mediat e Shqipërisë. Një vend që nuk ka bursë, ka shtatë televizione live 24 orë.



