
Kryeministri Edi Rama bëri sot me dije se ka një plan për krijimin e një baze detare të NATO-s në Shqipëri. Deklarata e Ramës u bë gjatë ceremonisë ku i dorëzoi medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.
E lashë për këtë moment që t’i them gjeneralit që nesër do kemi mundësi t’i tregojmë disa prej ideve e në këto kohë mjaft specifike të rrezikshme besoj që ai sërish do konsiderojë për të pasur një bazë detare të fjalës së fundit të NATO-s në Shqipëri. Na takon ne që t’i paraqesim projektin atij e t’i tregojmë atë për çka kemi punuar e më pas ai më pas që prej fillimit do jetë avokati e mbështetësi i kësaj ideje”.



