
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, pak ditë pasi njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka nisur reflektimet mbi gjithë sa ka ndodhur në zonën që ajo përfaqëson.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, ajo iu ka kërkuar ndjesë banorëve të Thethit, duke thënë se askush nuk ka për t’i fyer më ato male siç i ka fyer.
I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.
Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba.
Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.
S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye.



