Aksion i përbashkët i MPB dhe PK/ Mbyllen institucionet paralele serbe në 10 komuna të Kosovës

Aksion i përbashkët i MPB dhe PK/ Mbyllen institucionet paralele serbe në 10 komuna të Kosovës

Një aksion i përbashkët mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ka çuar sot në mbylljen përfundimtare të 10 komunave dhe institucioneve paralele të Serbisë në disa komuna të Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka shtuar se ky aksion përfshiu komunat e Lipjanit, Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Novobërdës, Kamenicës, Vitisë, Rahovecit dhe Skenderajt.

Përveç mbylljes së komunave paralele, u ndërprenë edhe aktivitetet e postës dhe zyrës tatimore ilegale.

Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.

Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin zonë.

Sveçla gjithashtu theksoi se ky veprim mbyll një kapitull të gjatë të institucioneve paralele serbe në Kosovë.

Nga sot kapitulli i institucioneve paralele ilegale kriminale të Serbisë në Kosovë mbyllet. Në Banjë e gjithandej në të gjithë pjesët e tjera të Kosovës, objekt komunale, postat, zyrat tatimore, të gjitha mbetjet e institucioneve paralele përfundojnë.

Ndërsa, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin ka shtuar se 28 komunat paralele dhe 5 qarqet e tyre nuk do të funksionojnë më në Kosovë.

Policia e Kosovës më 8 janar mbylli Administratën Tatimore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të “aktiviteteve të paligjshme”.

Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të përforcuar sovranitetin dhe rendin ligjor në të gjithë territorin e Kosovës.

Pas aksionit, institucionet paralele që operonin në këto komuna janë mbyllur, duke siguruar kështu që administrata dhe shërbimet shtetërore të operojnë vetëm në përputhje me ligjet e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy