Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u pyet nga gazetarët se çfarë do të ndodhë nëse kandidatët do të tërhiqen nga gara e 14 majit, nisur nga fakti që ditët e fundit ka largime nga lista e Alibeajt.
Celibashi tha se ka dy opsione, nëse kandidatët do tërhiqen para miratimit të fletës së votimit, emri i tyre nuk do të rezultojë në fletën e votimit.
Por nëse tërhiqen pas miratimit të fletës së votimit, nuk ka mundësi teknike për të ndërhyrë.
Nëse tërhiqen, nuk do të jenë pjesëmarrës në garë. Nuk konsiderohet që është fleta bosh. Do jetë dikush tjetër nga subjektet e tjera, nëse tërhiqet njëri prej kandidatëve. S’do jetë në fletën e votimit, do të mungojë. Përjashto rastin nëse kjo do të ndodhë mbasi është miratuar dhe printuar fleta e votimit, që nga pikëpamja teknike, objektive, do jenë aty se s’kemi çfarë bëjmë. Sot, nëse tërhiqen në këtë moment, emri i tyre s’do jetë në fletën e votimit”.



