61 për qind e qytetarëve shqiptar janë shprehur pro lejimit të kanabisit mjekësor për kultivim, përpunim dhe eksportim.
Në krah të kryeministrit Edi Rama, drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano publikoi të dhënat e pyetësorit të Këshillimit Kombëtar.
Për pyetjen e parë: “Shteti a duhet të japë mbrojtje të veçantë sociale për nënat me fëmijë të mitur?, 81% e qytetarëve janë përgjigjur me “Po.”
Pyetja e dytë: “A duhet të ashpërohet dënimi i autorëve përsëritës për krimet kundër personit me dyfishim dënimi e duke hequr të drejtën për gjykim të shkruar për personat e akuzuar për dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve? Mori përgjigje pozitive nga 81% e qytetarëve.
Për pyetjen e tretë: “A duhet të mbrohen nga shteti punësuarit që denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi?”, u përgjigjën pozitivisht 69% e qytetarëve.
Pyetjes së katërt:“Pensionistët që punojnë a duhet të paguajnë kontribute shoqërore?, 66% u përgjigjën 'Po' ”.
Pyetjes: “Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit mjekësor?, i’u përgjigjën pozitivisht 61% e të pyeturve".
Pyetjes për vaksinimin me detyrim, 53% u përgjigjën negativisht.



