Salianji: PD ka nevojë për ripërtëritje dhe analizë të thellë

Salianji: PD ka nevojë për ripërtëritje dhe analizë të thellë

Ervin Salianji, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ngriti shqetësime të forta për gjendjen e opozitës dhe mungesën e vizionit në lidershipin e PD-së. 

 

Ai theksoi se partia duhet të reflektojë seriozisht për humbjet e njëpasnjëshme dhe të analizojë problemet duke nisur nga vetja.

 

Salianji u shpreh se opozita rrezikon të bjerë në atë që e quajti “sëmundja e opozitarizmit”, duke u mësuar me rolin e saj dhe me privilegjet që ai sjell.

 

PD ka një problem, në mos ka njerëz që ka interes tjetër, është sëmundja e opozitarizmit, mësohesh me privilegjet. Meqë ke humbur disa herë, thua po ruaj këto që kam të paktën. PD duhet të bëjë një analizë. PD në njësitë që ka fituar, kanë qenë njerëz jo të konsumuar, të rinj, që kanë bërë beteja, në zona që PD nuk i ka fituar prej ditësh. Ata i kanë thënë arsyet gjatë fushatës, për të larguar Ramën kryesisht. E para ka një milion arsye pse nuk duhet votuar Rama. PD ka nevojë për ripërtëritje. Arsyet për të mos votuar Ramën janë të pafundme.

 

Ai vuri theksin se Partia Demokratike ka humbur mbi 200 mijë votues në zgjedhjet e fundit, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e votave kanë shkuar drejt partive të vogla, çka sipas tij duhet të shërbejë si alarm për një reformim të thellë dhe hapje ndaj figurave të reja.

 

Ne duhet të bëjmë një PD ndryshe. Ka humbur mbi 200 mijë votues në zgjedhjet e fundit. Lëre pjesën e vjedhjes, po partitë e vogla, që kanë marrë gati 200 mijë vota.

 

Sipas Salianjit, vetëm përmes një riorganizimi të brendshëm dhe një oferte të re politike, PD mund të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të ndërtojë një alternativë bindëse përballë qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy