Ambasadorja Kim mbërrin në selinë blu, pritet nga Gazment Bardhi

Ambasadorja Kim mbërrin në selinë blu, pritet nga Gazment Bardhi

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ambasadorja amerikanë në Tiranë Yuri Kim ka mbërritur rreth orës 16:00 në selinë blu ku u prit nga Gazment Bardhi.

Ky është takimi i parë i ambasadores amerikane pasi krydemokrati Lulzim Basha përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga partia e tij.

Kujtojmë se krydemokrati Basha bëri publike vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha më 9 shtator, një ditë pas mbledhjes së parlamentit të ri.

Pas kësaj Berisha ka nisur turin e takimeve me demokratët në të gjithë vendin duke kërkuar rikthimin e tij në parti përmes mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy