Vuçiç e fton Abazoviçin në takimin e radhës të “Open Balkan” në Ohër

Vuçiç e fton Abazoviçin në takimin e radhës të “Open Balkan” në Ohër

Përgjatë Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, se e ka ftuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, për në takimin e radhës të nismës “Open Balkan” në Ohër.

Mundësi e shkëlqyeshme për të biseduar për çështjet dypalëshe me Dritan Abazoviç gjatë World Economic Forum.

Nga ana e tij, Abazovic, teksa lajmëroi takimin e tij të parë me Aleksandër Vuçiç që kur morri detyrën e shefit të ekzekutivit malazez, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në fusha më interes për vendin.

Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet. Jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Abazoviç u shpreh i bindur se me të në krye të qeverisë, Mali i Zi po bën përpjekje maksimale për të promovuar politikën e bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe ndërlidhjes më të mirë ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy