PD: Qeveria po abuzon me fondet e rindërtimit në Durrës

PD: Qeveria po abuzon me fondet e rindërtimit në Durrës

Partia Demokratike denoncoi të shtunën abuzimet me vlerësimet dhe fondet e rindërtimit në Durrës ku sipas tyre autoritetet kanë kryer klasifikime selektive dhe vlerësime të falsifikuara për të përvetësuar fonde.

Kryetari i degës së PD-së Durrës, Ferdinand Xhafferaj u shpreh se një pallat në Lagjen 1, zonë e cila sipas tij nuk u dëmtua nga tërmeti, “rezulton i klasifikuar DS3 (dëmtime të rënda)” dhe për këtë “zyrtarët u kanë dhënë nga 500 mijë lekë (të rinj) për t’i meremetuar”, ndërkohë që siç u shpreh Xhaferraj, “Vangjush Dako do të thoshte se ky pallat është akullore”.

“Në Lagjen 18, në zonën e plazhit, pallatet janë vlerësuar gjithashtu DS3 dhe banorëve u kanë dhënë nga 5 milionë lekë ndërkohë që atyre u duhen nga 10 apo 20 milionë dhe po 5 milionë kanë vlerësuar edhe pallatin në Lagjen 1, ndaj banorët janë revoltuar,” tha Xhaferraj.

Opozita pretendon se pas verifikimeve të bëra prej saj kanë nxjerrë në pah abuzime të tilla të fondeve dhe se aktualisht po punon për t’i përmbeldhur në kallëzime në prokurori.

“Ambasadorja Juri Kim e dinte se me çfarë qeverie të korruptuar kishte të bënte kur kërkoi që të ngrihet një akademi transparence për fondet që akordoi komuniteti ndërkombëtar për tërmetin. Sikurse kemi dëshmuar dhe po dëshmojmë, Zonja Kim ka pasur plotësisht të drejtë,” kujtoi më tej kryetari i degës së PD-së Durrës.

Prej muajit gusht opozita denoncon abuzime dhe raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy