"Dumani, peng i Ramës", Berisha: Gënjeu kur tha se për inceneratorin nuk është bërë padi për grup të strukturuar kriminal

"Dumani, peng i Ramës", Berisha: Gënjeu kur tha se për inceneratorin nuk është bërë padi për grup të strukturuar kriminal

Kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha tha se kreu i SPAK Altin Dumani është peng i Ramës. Duke komentuar deklaratat e Dumanit te Komisioni i Ligjeve, Berisha thotë se ai “gënjeu kur tha se për inceneratorin s’është bërë padi për grup të strukturuar kriminal”.

Në fjalimin e zakonshëm nga banesa ku ndodhet në arrest shtëpie, Berisha tha:

"Miqtë e mi, dëgjojeni vetëm një aspekt të vjedhjes së tij. Erion Veliaj merr me qira për ndërtimin e depos së ujit në Surrelin e Edi Ramës 500 metër tokë. 500 metër tokë Edi Rama thotë se aty e ka blerë me dy dollarë, por mashtron se aty ka qenë të paktën 25, kurse sot është 50 dollarë. Pra, Erion Veliaj e ka marrë me qira tokën, e cila në rast se do blihej, mund të kushtonte gjithsej 200 mijë dollarë. Maksimumi i maksimumit. Kurse qira paguan 20 mijë euro në vit. 10 mijë Erioni, 10 mijë Qefalia. A ka hajdutë si këta mor miq?  Secili nga specialistët e Edi Ramës ulte kokën kur fliste.  Po Gjiknuri i mamasë që i vodhën 7 milionë euro në apartament, a e patë se si fliste apo jo? Pra, ishte skena më tragjikomike, por prapë gjithçka ua prishën deputetët e opozitës. Me pyetjet që i bënë, ia thanë fjalën në gojë. Mbetej dhe sillej si peng i shpifur, njeri që nuk ka dinjitet, nuk ka moral, nuk ka nder, nuk ka ligj. Një peng i shpifur i Edi Ramës. Mashtrues publik që gënjeu, tha se për inceneratorin nuk është bërë padi për grup të strukturuar, në një kohë kur 4 vite më parë, padia është bërë për padi të strukturuar kriminal. Pengu i Edi Ramës. Sot i doli çdo bojë, i doli çdo kallaj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy