Rezoluta e Kuvendit për Ukrainën/ Kim: Përkrah një koordinim të fortë Shqipëri-SHBA-BE

Rezoluta e Kuvendit për Ukrainën/ Kim: Përkrah një koordinim të fortë Shqipëri-SHBA-BE

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përshëndetur sot rezolutën e miratuar nga Parlamenti shqiptar për dënimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Kim thekson se miratimi i rezolutës nga Parlamenti shqiptar, përkrah një koordinim të fortë ndërmjet Shqipëri-SHBA-së dhe BE-së.

Ne përshëndesim rezolutën unanime të Parlamentit shqiptar që mbështet sovranitetin, integritetin territorial dhe demokracinë e Ukrainës; që dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe sigurisë evropiane dhe që përkrah një koordinim të fortë ndërmjet Shqipërisë, SHBA-së dhe BE-së”.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje projektrezolutën “Për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane”.

Kjo projektrezolutë erdhi në mbështetje të sovranitetit, tërësisë territoriale dhe zhvillimit demokratik të Ukrainës, në mbështetje të plotë të qëndrimit të vendeve të tjera në botë, që aspirojnë e mbrojnë vlerat demokratike, në përputhje të plotë me politikën e përbashkët të jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian përfshirë vendimet e Bashkimit Evropian për masa shtrënguese, si edhe nën përgjegjësinë të rolit të Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023.

Në këtë seancë ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy