
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me qytetarët në Lushnjë, në mbështjetje të kandidatit Elton Bano për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohem në datë 6 mars.
Berisha ka vijuar me akuzat ndaj Lulzim Bashës dhe ka thënë se ai është peng i Ramës. Ndërkohë, sipas tij, Rama ia ka mbyllur Bashës dosjen e “Toyota Yaris”, megjithatë prokuroria e Belgjikës do t’i shkojë deri në fund dhe Basha aty është i inkriminuar.
“Nuk del kurrkund sepse ka frikë se e gjuajnë me vezë, me domate etj., për shkak se u hodhi gaz helmues demokratëve. Ndaj edhe ju bëj thirrje ju të gjithë qytetarëve të Lushnjes, asnjë votë për kandidatin e Lulzim Bravës pasi çdo votë për të është e humbur. Mos ngatërro logon. Logon e PD e ka rrëmbyer me ndihëm e Ramës, policisë dhe gjykatësve të tij. Logoja e vërtetë e opozitës shqiptare, është kjo logo, ‘Shtëpia e Lirisë’. Më 6 Mars votoni logon e ‘Shtëpisë së Lirisë’”, tha Berisha.



