
Ndikimin që ka ambasadorja e SHBA Yuri Kim, në politikën në vend, ishte ndër temat e diskutimit në “Të paekspozuarit” në MCN TV.
Analisti Armand Shkullaku, është i mendimit se nëse shqiptarët në zgjedhjet e së dielës nxjerrin fitues Sali Berishën, para Lulzim Bashës, kjo do të na demonstrojë bastin e humbur të ambasadores Kim në rolin që ka te shqiptarët.
Sigurisht që nëse shqiptarët nxjerrin Berishën para Bashës, ky është një bast i humbur në këtë rast, do të humbasë ndikimi që ka pasur të shqiptarët.
Por nuk është këtu problemi, problemi është pikërisht te fraksioni i vulës, sepse është skandaloze, sepse nga PD nuk i kthen njeri përgjigje Yuri Kim, se pse në Shkodër dhe Vorës, kryetarët kanë qenë më rekorde kriminale, dhe Kim as Basha nuk thonë asnjë llaf për këtë.



