Deputetja kritike e PD-së, Majlinda Bregu ishte sot e ftuar në kuadër të ciklit Formuet UET, dedikuar diskutimit “Reformizmi vs Populizmi”, ku foli për një sërë çështjesh politike.
Ajo u pyet nga auditori nëse do të ketë fatin e Ben Blushit, i cili u largua nga PS-ja për të formuar një parti tjetër, apo Mesila Dodës, të cilën e përjashtuan nga PD-ja para se t’i bashkohej PDIU-së.
Bregu tha se ajo ka qenë dhe do të jetë pjesë e PD-së.
“Unë kam qenë, jam dhe do të jem pjesë e PD-së. Largimi nga një forcë politike nuk është asnjëherë i lehtë”, tha Bregu.



