Meta citon ish-Presidentin Bush, sjell në vëmendje nenin për referendumet

Meta citon ish-Presidentin Bush, sjell në vëmendje nenin për referendumet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka cituar përmes një postimi në rrjetet sociale nenin 150 lidhur me referendumet, si një e drejtë kushtetuese e qytetarëve të Shqipërisë.

Duke iu referuar një shprehje të ish-Presidentit amerikan George W. Bush, Meta shkruan:Nisma dhe referendumi e bejnë qeverinë më reaguese ndaj qytetarëve të vet, neutralizojnë pushtetin e interesave të grupeve të veçanta dhe nxisin përfshirjen publike në çështjet shtetërore”.  

 

DEKLARATA

Të dashur qytetarë!

Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998:

NENI 150

Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

Kanë kaluar 24 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues.

Çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve, për të bërë të mundur ushtrimin e demokracisë direkte!

"Nisma dhe referendumi e bejnë qeverinë më reaguese ndaj qytetarëve të vet, neutralizojnë pushtetin e interesave të grupeve të veçanta dhe nxisin përfshirjen publike në çështjet shtetërore". - George W. Bush

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy