Abilekaj: Protesta e PD nuk frymëzon qytetarët, Rama po e përdor situatën në favor të vet

Abilekaj: Protesta e PD nuk frymëzon qytetarët, Rama po e përdor situatën në favor të vet

Analisti Enton Abilekaj, në emisionin ‘Të Paekzpozuarit’ në MCN TV, komentoi protestën e 28 shkurtit të organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, gjatë së cilës pati edhe hedhje molotovësh drejt vilës 31 dhe djegie të kazanëve të mbeturinave.

 

Abilekaj u shpreh kritik ndaj strategjisë së opozitës, duke theksuar se forma e protestës nuk po arrin të mobilizojë qytetarët dhe as të prodhojë efekt politik. Sipas tij, këto protesta, me apo pa fishekzjarre, nuk frymëzojnë dhe nuk e çojnë opozitën drejt qëllimit të saj.

 

Rama po e përdor situatën në favor të vet, duke e paraqitur protestën si kërcënuese. Ndryshe nga herët e tjera, në terren nuk u panë efektive femra në rresht të parë, por forca të armatosura, çisterna dhe përdorim i ujit me piper, me qëllim përhapjen e frikës dhe zhvendosjen e vëmendjes nga përballja politike mes mazhorancës dhe opozitës.

 

Abilekaj theksoi se në protestë kishte shumë qytetarë që nuk ushtronin dhunë, por megjithatë u përballën me ndërhyrjen e policisë. Ai ngriti shqetësimin se në vend që debati publik të fokusohej te skandalet e qeverisë, vëmendja u përqendrua te djegia e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

 

Sipas tij, prania e protestuesve pranë vilës së Hoxhës ishte rastësore, pasi policia nuk i lejoi të vijonin në drejtimin e planifikuar. Analisti vuri në pikëpyetje nëse kjo lëvizje ndikoi në ndërgjegjësimin e qytetarëve apo thjesht solli shpërqendrim nga çështjet kryesore.

 

Në përfundim, Abilekaj deklaroi se protesta ishte në thelb e parrezikshme, por sipas tij, Rama zgjodhi ta trajtojë si të tillë për përfitim politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy