Shehaj: Dua të krijoj një alternativë jashtë PD, pa e kafshuar dhe pa marrë pjesë prej saj

Shehaj: Dua të krijoj një alternativë jashtë PD, pa e kafshuar dhe pa marrë pjesë prej saj

Deputeti Agron Shehaj thotë se nuk ka tentuar asnjëherë të marrë ndonjë pjesë nga Partia Demokratike.

Në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, Shehaj deklaroi se synon që të krijojë një alternativë jashtë Partisë Demokratike.

Dua të krijojë një alternativ jashtë Partisë Demokratike. Pa kafshuar PD, pa marrë asgjë, pa u marrë me kryetarin.

Kam zgjedhur me vetëdije, unë kur hyra në politikë nuk ftova të punësuarit e mi të më votojnë.

Unë nuk kam dalë nga PD për të kafshuar një pjesë të saj, por opozita ka pjesën e denoncimit të nxjerrjes së të vërtetës dhe ke pjesën tjetër që duhet të japësh zgjidhjen, shpresën.

Kjo ishte arsyeja pse kandidova për kryetar sepse mendoja që PD duhet të rinovohej dhe të bëhej më e besueshme.

Zgjodha të hyj në PD dhe nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë.

Doja të përfshihesha në politikë të jepja kontributin tim, ose të hyja në PD, ose të krijoja parti të re.

Kam hyrë në PD i vetëdijshëm se nuk ishte perfektë, korrupsionin nuk e solli Rama.

Hyra në Partinë Demokratike me idenë që të japë kontributin tim që PD të bëhej një parti më e mirë dhe me kontributin tim të qeverisnim ndryshe vendin.

Mua më ftoi kryetari i PD, në atë moment ishte Lulzim Basha.

Në politikë ka dy mënyra për tu futur, ose ti angazhohesh që i ri, ose të thërrasin se ke ca merita të caktuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy