Leli refuzon ballafaqimin me këshilltarët, kërkon pezullimin e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit

Leli refuzon ballafaqimin me këshilltarët, kërkon pezullimin e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit

Këshilltarët e këshillit bashkiak të bashkisë së Vlorës paraditen e sotme në orën 10:00 janë mbledhur në sallën “Rilindja” të universitetit “Ismail Qemali”, por Dritan Leli ashtu sikur pritej, pasi i kishte njoftuar ditën e djeshme nuk ka shkuar duke theksuar se është gati për të qenë i pranishëm vetëm online dhe jo fizikisht, pasi nuk lejohen grumbullimet për shkak të masave anti-COVID.

Këshilli Bashkiak kërkoi mbledhje urgjente pas kërkesës së kryebashkiakut për të shkarkuar nga detyra sekretarin e përgjithshëm të këshillit, Agron Gjipali, me argumentin se ka mbushur moshën e pensionit.

Shkresa e kryebashkiakut Leli i kërkonte anëtarëve të këshillit bashkiak të Vlorës të zgjedhin një sekretar të ri të përgjithshëm, për t’i dhënë hapësirë moshës së re për t’u inkuadruar në bashki.

Por, nga ana e tyre, anëtarët e këshillit bashkiak të Vlorës e kanë konsideruar këtë gjë tendencioze, duke refuzuar shkarkimin e Gjipalit nga detyra. Me 40 vota pro dhe 2 kundër, Këshilli Bashkiak ka votuar për vijimin në detyrë të sekretarit të përgjithshëm.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy